Trajkoviq ndalohet në aeroportin e Beogradit, pyet Vuçiqin dhe Brnabiqin: Pse po e bëni këtë

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq është ndaluar sërish në aeroportin e Beogradit nga policia kufitare, ndërsa ka pyetur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq pse po ia bëjnë këtë.

Trajkoviq në një postim në Twitter shkruan se po flitet për Serbinë në Bashkimin Evropian dhe Ballkanin e Hapur, ndërsa në anën tjetër liria e lëvizjes është e kufizuar në mënyrë të paarsyeshme dhe jokushtetuese për të dhe familjen e saj.

“Më ndaluan sërish policia kufitare në aeroportin e Beogradit. Po flasim për Serbinë në BE dhe Ballkanin e Hapur dhe liria e lëvizjes është e kufizuar në mënyrë të paarsyeshme dhe jokushtetuese për mua dhe familjen time. Pyetje për presidentin e Serbisë, kryeministren dhe Qeverinë: pse po e bëni këtë?”, shkruan ajo në Twitter.

Ndryshe, politikania Trajkoviq disa herë është ndaluar nga autoritetet serbe në hyrje ose dalje të territorit të Serbisë.

Në një ndër rastet ajo ishte mbajtur me orë të tëra pa ushqim e pa barna.

Ajo më pas kishte treguar pasojat në trupin e saj, të cilat i janë bërë pasi është mbajtur në kufi në kushte jo të mira nga ana e autoriteteve serbe. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu