Trajneri Roberto Martinez: Belgjika krenohet me Lukakun

Roberto Martinez ishte ‘krenar’ me kapitenin Romelu Lukaku, pasi sulmuesi i Interit shënoi dy golat e fitores 2-1 të Kombëtares së Belgjikës në udhëtim te Islanda në Reykjavik.

Sulmuesi i Nerazzurrëve shënoi golin e vetëm të Belgjikës ndaj Anglisë fundjavën e kaluar, ndërsa mbrëmë shënoi dy gola dhe Martinez nuk mundi të mos e lavdëronte yllin e tij.

“Nuk ishte e lehtë të vish dhe të luash këtu. Fusha nuk ishte e mirë, por unë nuk po kërkoj justifikime dhe është e vërtetë që performanca jonë nuk ishte perfektë”, ka thënë fillimisht Martinez për RTBF.

“Jam shumë krenar për Romelu Lukakun dhe të gjithë mund të jenë”.

“Ai kishte një ndeshje të jashtëzakonshme dhe ishte mbresëlënës në disa aspekte. Shiriti i kapitenit ndoshta i dha atij një dimension tjetër”, përfundoi trajneri i belgëve.

27-vjeçari ka shënuar tre herë në tre ndeshje të Serie A deri më tani këtë sezon, ndërsa është gati për derbin e fundjavës ndaj Milanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu