300 mijë euro janë sekuestruar ditën e sotme nga policia e Vlorës ditën e sotme.
Uniformat blu bëjnë me dije se llogaria i përket shtetases T.B. 57 vjeçe banuese në qyteti ne Vlorës.
Njoftim i policisë
Sekuestrohen llogari bankare me shumën monetare prej 298.324 Euro !
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ditën e sotme kanë bërë të mundur sekuestrimin e dy llogarive bankare të shtetases T.B., 57 vjeçe, banuese në Vlorë, me një shumë totale prej 298.324 Euro.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal. /albeu.com/










