Transporti pa zgjidhje, nxënësit në Tetovë vazhdojnë protestat

Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë kanë protestuar edhe sot para objektit të Komunës prej ku kërkojnë që sa më shpejtë të zgjidhet problemi me transportin publik, njofton SHENJA.

Për disa ditë me radhë, nxënësit nga fshatrat që gravitojnë në Komunën e Tetovës nuk kanë transport për shkak të mospagesës ndaj kompanisë që ka fituar tenderin për transportin e nxënësve. Ata kanë kërkuar nga Komuna që sa më shpejtë të jetë e mundur të zgjidhin këtë problem, ndërsa në të kundërtën janë kërcënuar që nuk do të ndjekin mësimin.

 Pas protestës nxënësit janë pranuar nga shefi i sektorit për arsim në Komunën e Tetovës dhe drejtorët e shkollave prej nga vijnë. Protesta në Tetovë janë zhvilluar edhe dje para objektit të Komunës, ku më pas erdhën vetë drejtorët e shkollave dhe i takuan nxënësit në sallën e këshillit komunal. Por, ky takim u mbajt me dyer të mbyllura dhe nuk lejoheshin kamerat dhe gazetarët. Nxënësit nga këto takime dolën të revoltuar dhe me brohoritje. Jozyrtarisht mësohet se protestat do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri sa të rikthehet transporti publik për ta. Përmes një reagimi me shkrim, Komuna e Tetovës dje përgjegjësinë e hodhi tek shkollat e mesme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu