Tre lëkundje tërmetesh të njëpasnjëshme godasin Shqipërinë, ku ishte epiqendra

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure vendi ynë është goditur nga tre tërmete të njëpasnjëshme, ku më i madhi ka qenë 4 ballë i shkallës rihter.

Sipas IGJEUM lëkundjet më të mëdha janë ndjerë 17 km në veri lindje të Koplikut, dhe 28 km në veri të Shkodrës ku shkalla e lëkundjes ka qenë me magnitudën 4.

Ndërkohë dy të tjerët, konkretisht me magnitudë 3.4 dhe 2.1 kanë qenë me epiqendër në Veri-Lindje të Koplikut. Ndërkohë në lidhje me këto lëkundje nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëmet materiale dhe të lënduar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu