Tre parti politike kanë dorëzuar në KSHZ listat për zgjedhjet e 12 prillit

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri më sot lista të kandidatëve kanë dorëzuar tri parti politike. Afati për dorëzimin e listave për zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit përfundon nesër në mesnatë. Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani për MIA-n thotë se edhe krahas gjendjes me koronavirusin dhe masave që janë ndërmarrë, KSHZ vazhdon të punojë, por njëherësh t’i respektojë edhe masat e Qeverisë.

“Jemi duke vepruar mbi konkluzat e Qeverisë. Edukimi i organeve zgjedhore është anuluar ndërsa do të veprohet edhe mbi sugjerimet që personeli mjekësor në Këshillat zgjedhorë dhe KKZ të zëvendësohet. Ne vazhdojmë me punë. Se si do të veprohet më tej nga veprimet e Qeverisë dhe pres asaj që do të jetë rezultat i takimit të nesërm të liderëve”, tha Shabani.

KSHZ-së sot lista i kanë dorëzuar Partia Punëtore për gjashtë njësi zgjedhore, Unioni Demokratik Qytetar (UDQ) për pesë njësi zgjedhore dhe Votë për Maqedoninë për pesë njësi zgjedhore.

Partitë më të mëdha politike në vend tashmë i kanë kumtuar dhe prezentuar bartësit dhe listat e kandidatëve. KSHZ, siç potencoi, Shabani nesër mbrëma në mesnatë, siç është paraparë me Rregulloren e punës në zgjedhjet e 12 prillit do t’i pranojë listat e pjesëmarrësve në zgjedhje.

Sonte në mesnatë, përfundon afati për verifikim në Listën zgjedhore dhe për paraqitjen e diasporës për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu