Tre persona zhduken brenda kufirit shqiptar, lanë tre çanta me armë dhe municione

Tre persona janë zhdukur në tokën shqiptare në kufi më Greqinë pasi kanë vënë re që janë pikasur nga policia greke.

Ata janë larguar nga toka greke në atë shqiptare pa mundur të kapen nga policia ndërkohë që eshte gjetur një sasi e madhe armësh, municionësh dhe eksplozivësh të cilat janë sekuestruar.

Ky municion po transportohej nga 3 shtetasit me canta.

Sipas njoftimit zyrtar mbrëmjen e të dielës, (6 gusht 2017) një patrullë policie diktoi tre persona që po ecnin me këmbë në tokën greke, në zonën e Mavromatit, në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës.

Gjate kontrollit, nga ana e policise greke aty u gjet nje sasi e konsiderueshme armesh e municioni.

Cfare u gjet

Policia greke ka gjetur ne zonen e gjelber ne kufirin greko -shqiptar
3 Kallashnikove me 7 krehera
11 granata
33 ndezesa
5 kallepe Tritoli me peshe totale 1 kg e 5 gram
1 kuti me 10 ndeza granate
1593 fisheke te kalibrit 7.62 X 39 mm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu