Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum

Një plak i urtë i ulur në breg të lumit vuri re një mace që kishte rënë në ujë dhe po mbytej. Ai vendosi ta ndihmojë atë mace dhe ja zgjati dorën, por macja e frikësuar e gërvishti.

Plaku, për një moment e tërhoqi dorën, por përsëri e shtriu dorën e tij për ta shpëtuar macen. Edhe kësaj radhe macja e frikësuar e gërvishti dhe ai përsëri e tërhoqi dorën e tij.

Plaku nuk u spraps dhe për të tretën herë ia zgjati dorën maces që ta nxjerr nga uji. Një njeri i ulur aty pranë, i cili gjatë gjithë kohës po i përcillte veprimet e plakut, bërtiti: “A nuk more mësim në dy tentimet e para.., a do të përpiqesh përsëri?

Plaku nuk ia kushtoi vëmendje fjalëve të tij dhe vazhdoj përpjekjet për ta shpëtuar macen nga uji derisa më në fund arriti ta nxjerr atë nga uji ku po mbytej.

Pastaj iu afrua njeriut që i bërtiti dhe i tha: ”Biri im, natyra e maces është që të gërvishtë, ndërsa natyra ime është të dua dhe të sillem mirë me të tjerët, pse dëshiron që natyra e maces ta mbizotëroj natyrën time?!

Biri im, me njerëzit sillu sipas natyrës tënde, e jo sipas natyrës së tyre pa marrë parasysh se çfarë janë dhe sa herë të kanë lënduar. Mos i dëgjo zërat që përpiqen t’i ndryshojnë cilësitë tuaja të mira edhe nëse të tjerët nuk e meritojnë mirësjelljen dhe butësinë tende. Nëse jeton me dëshirën që të tjerët t’i bësh të lumtur, I Lartësuari do të dërgoj dikë që edhe ty të të bëj të lumtur”, përfundoi plaku i urtë.

ETIKA E TREGIMIT:

Mbaje zemrën tënde të pastër dhe do të fitosh dashurinë e zemrave tjera. Kurrë mos u anko nga momentet e lumturisë që u ke ofruar të tjerëve, edhe nëse ata nuk e kanë merituar.

Je i kënaqur me faktin që Zoti yt të mirën e shpërblen me të mirë. Allahu xh.sh në Kur’an thotë:

A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!” (Kur’an, 55:60).

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here