Nëse dëshirojmë që të gjitha civilizimet njerëzore t’i nënshtrojmë për disa qëllime më të “LARTA”, së pari do t’ua marrim fuqinë e mendimit të lirë, duke i ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kanë. Me shkurtimin e krahëve të fuqisë së tyre të lirë mendor Ky është parimi i përgjithshëm i MASONERISË botërore që veten e konsideron si shtresë më e lartë dhe më e privilegjuar konspirative që sundon me tërë njerëzimin-ELITA. Andaj, asnjë luftë dhe krizë e madhe botërore, marrë së bashku edhe me konfliktin aktual t=B gjoja dy civilizimeve të kundërta (Lindjes-islame dhe Perëndimit-krishterë), nuk është aspak realitet i rrethanave të caktuara shoqërore, por është ELITA ajo, që përmes këtij koncepti dhe me një mënyrë tejet të sofistikuar, manipulon me shumicën.
Nëse provizorisht shëtisim në kalendarin e ngjarjeve të rëndësishme historike që kanë pasur përmasa botërore, si arsyetim i ndodhjes së tyre, zakonisht do të kemi shpjegimin sipas një logjike botërisht të pranuar akademike, e cila përmes propagandës së fuqishme masive, nga njëra anë, dhe procesit të organizuar mirë të arsimimit, nga ana tjetër, vazhdimisht na është imponuar si e vërtetë.
Por, a kemi menduar ndonjëherë se karshi këtij realiteti, për të cilin jemi të bindur se është ashtu, mund të ekzistojë edhe ndonjë e vërtetë tje tër alternative?
A ka mundësi që të gjitha këto realitete historike me ndikime dhe përmasa të gjera shoqërore, të jenë të shkaktuara artificialisht dhe nga ndonjë qendër e madhe e fuqisë botërore?
Nëse përgjigja është pozitive, atëherë kush mund të janë ata që na imponojnë realitetin kolektiv të bindjeve tona që ne i kemi?
Janë ATA, MASONT-ELITA shoqërore, që kotnrollon të gjitha nivelet globale me përmasa botërore.
Janë ATA, sundimi i disa më të zgjedhurve, që ne nuk jemi mësuar t’i shohim në opinion, sepse rolin e tyre medial gjithmonë e luajnë aktorët tjerë të kurdisur.
Janë ATA, të cilët për vete mendojnë se në botë ekzistojnë vetëm “NE dhe të tjerët”! Janë mu ATA që ndoshta dikush i ka emërtuar si “Masonë”, “Muratorët e lirë” e kushedi si tjetër. Por=C sido që t’i kemi emërtuar, ATA thjesht janë ELITA.
Sikur na del, ATA, vërtet janë të padukshëm, por tejet të fuqishëm. Disponojnë, jo vetëm me ushtri më të sofistikuar për “lojëra me zjarre”, por gjatë paqes, gjithnjë në veprim, kanë në dorë: propagandën, mediat, paratë, bankat…
Ata janë zotërues të luftërave dhe meritorë të paqes. Kreatorë të krizave dhe pushtuesit e tyre. Ata janë arkitektë të “RENDIT TË RI BOTËROR”.
TRI PRINCIPET E ELITËS PËR SUNDIMIN E BOTËS
Dija është pushtet. Shfrytëzimi i njerëzve është shumë i thjeshtë kur ti ke pak më tepër njohuri nga sa kanë ata. Edhe pse sot njohurit tona janë të shumta, ekzistojnë zonat ku ne nuk dimë asgjë. Kjo ndodh, pikërisht, pse ne nuk e kuptojmë se sa të rëndësishme janë emocionet dh e se ne jemi gjithnjë nën kontrollin e emocioneve të shtypura. Kjo ndodh për shkak se pjesa më e madhe e njerëzve nuk dinë atë që dinë një pjesë e vogël, pra faktin se gjërat e mëdha kontrollohen nga gjërat e vogla. Nëse shikojmë historinë e Perëndimit dhe të disa personaliteteve të rëndësishme (që nga Pitagora deri tek Njutoni), do të shohim se gjithë ata ishin të mrekuluar nga OKULTIZMI. Fjala okultizëm e shpjeguar fare thjesht do të thotë “e fshehtë” dhe pjesa më e madhe e njohurive misterioze fshihen në tekstin dhe simbolikën e librave më të famshëm fetar të botës, përfshirë edhe Biblën dhe Kur’an-in. Shumë principe të përgjithshme nga këto vepra, janë të kuptueshme dhe të pranuara nga masat, por në to ka mjaft gjëra që mbeten të fshehta dhe të cilat ne nuk i dimë. Andaj, ELITA e njeh mirë okult izmin dhe në mënyrë të përfeksionuar shërbehet me principet e tij. NË vazhdim do të prezantojmë tri principe simbolike me origjinë nga okultizmi, përmes së cilave shërbehet ELITA gjatë vënies së kontrollit të vet mbi njerëzimin. Këto tri principe janë: principi i PIRAMIDËS, SPIRALES dhe SATURNIT.
PIRAMIDA – përfaqëson një formë të strukturës politike dhe ekonomike që i lejon një grupi të vogël të njerëzve të kontrollojnë një grup më të madh. Nëse e paramendojmë një piramidë dhe në të një strukturë organizative, do të shohim se ata që janë në maje të piramidës kanë fuqinë dhe pushtetin e sundimit dhe kontrollit më të madh, nga ata që janë gjithnjë e më poshtë kah fundi piramidal. Në maje të saj është syri që sheh, vëren dhe regjistron çdo gjë. Me këtë princip pir amidal funksionojnë shumë organizma shtetërore dhe korporata të mëdha botërore.
SPIRALJA – përfaqëson evolucionin që ndodh përmes një veprimtarie natyrore ciklike. Pamja rrethore e spirales i referohet natyrës ciklike të sistemeve jetësore, ndërsa mënyra se si spiralja lëviz nga qendra e saj çdo herë që rrotullohet, përfaqëson forcën evolutive e cila lëviz në mënyrë periodike. ELITA ka nisur veprimtarinë e saj me pak pushtet, por me shumë njohuri. Dhe, pak nga pak, sikur tek rrotullimi i spirales, e ka kthyer njohurinë e vet të madhe në pushtet.
Ajo, në mënyrë permanente investon asetet e veta që t’i rrisë ato dhe kështu në vazhdimësi, derisa ta kontrollojë tërë botën dhe njerëzimin.
SATURNI – përfaqëson simbolikën e kufizimit të lirive të të tjerëve. Sa më pak dinë të tjerët dhe masat, aq më e fuqishme është ELITA. Kjo simbolikë okultiste përfaqësohet me këtë domethënie për shkak të rrethit të tij unaor që e mbështjellë këtë planet, ndërsa figurativisht nënkupton kufizimet.
TRI PRINCIPET E ELITËS PËR SUNDIMIN E BOTËS
Dija është pushtet. Shfrytëzimi i njerëzve është shumë i thjeshtë kur ti ke pak më tepër njohuri nga sa kanë ata. Edhe pse sot njohurit tona janë të shumta, ekzistojnë zonat ku ne nuk dimë asgjë. Kjo ndodh, pikërisht, pse ne nuk e kuptojmë se sa të rëndësishme janë emocionet dhe se ne jemi gjithnjë nën kontrollin e emocioneve të shtypura. Kjo ndodh për shkak se pjesa më e madhe e njerëzve nuk dinë atë që dinë një pjesë e vogël, pra faktin se gjërat e mëdha kontrollohen nga gjërat e vogla. Nëse shikojmë historinë e Perëndimit dhe të disa personaliteteve të rëndësishme (që nga Pitagora deri tek Njutoni), do të shohim se gjithë ata ishin të mrekuluar nga OKULTIZMI. Fjala okultizëm e shpjeguar fare thjesht do të thotë “e fshehtë” dhe pjesa më e madhe e njohurive misterioze fshihen në tekstin dhe simbolikën e librave më të famshëm fetar të botës, përfshirë edhe Biblën dhe Kur’an-in. Shumë principe të përgjithshme nga këto vepra, janë të kuptueshme dhe të pranuara nga masat, por në to ka mjaft gjëra që mbeten të fshehta dhe të cilat ne nuk i dimë. Andaj, ELITA e njeh mirë okultizmin dhe në mënyrë të përfeksionuar shërbehet me principet e tij. NË vazhdim do të prezantojmë tri principe simbolike me origjinë nga okultizmi, përmes së cilave shërbehet ELITA gjatë vënies së kontrollit të vet mbi njerëzimin. Këto tri principe janë: principi i PIRAMIDËS, SPIRALES dhe SATURNIT.
PIRAMIDA – përfaqëson një formë të strukturës politike dhe ekonomike që i lejon një grupi të vogël të njerëzve të kontrollojnë një grup më të madh. Nëse e paramendojmë një piramidë dhe në të një strukturë organizative, do të shohim se ata që janë në maje të piramidës kanë fuqinë dhe pushtetin e sundimit dhe kontrollit më të madh, nga ata që janë gji thnjë e më poshtë kah fundi piramidal. Në maje të saj është syri që sheh, vëren dhe regjistron çdo gjë. Me këtë princip piramidal funksionojnë shumë organizma shtetërore dhe korporata të mëdha botërore.
SPIRALJA – përfaqëson evolucionin që ndodh përmes një veprimtarie natyrore ciklike. Pamja rrethore e spirales i referohet natyrës ciklike të sistemeve jetësore, ndërsa mënyra se si spiralja lëviz nga qendra e saj çdo herë që rrotullohet, përfaqëson forcën evolutive e cila lëviz në mënyrë periodike. ELITA ka nisur veprimtarinë e saj me pak pushtet, por me shumë njohuri. Dhe, pak nga pak, sikur tek rrotullimi i spirales, e ka kthyer njohurinë e vet të madhe në pushtet.
Ajo, në mënyrë permanente investon asetet e veta që t’i rrisë ato dhe kështu në vazhdimësi, derisa ta kontrollojë tërë botën dhe njerëzimin.
SATURNI – përfaqëson simbolikën e kufizimit të lirive të të tjerëve. Sa më pak dinë të tjerët dhe masat, aq më e fuqishme është ELITA. Kjo simbolikë okultiste përfaqësohet me këtë domethënie për shkak të rrethit të tij unaor që e mbështjellë këtë planet, ndërsa figurativisht nënkupton kufizimet.
EDHE SHKENCA ËSHTË PRODUKTI I ELITËS
Vërtet, për shumë kë do të jetë e pabesueshme nëse do të konstatojmë se shkencën e ka trilluar ELITA që ta vëjë atë në shërbim të saj. Në mënyrë që t’i mbajë njohuritë e lartësuara okultiste vetëm për vete dhe për të qenë i lirë të shfrytëzojë të tjerët deri në maksimum, ajo duhet ta gjente një mënyrë që t’i mbaj të tjerët larg nga sundimet e saj. Kjo është arritur me ndërtimin e nj ë shkolle të mendimit, në të cilën mësohen lëndët e Rilindjes Evropiane dhe të cilat s’kanë të bëjnë me parimet e lashta misterioze. Kjo shkollë mendimi do të njihet ndryshe si “shkencë”.
Shkenca është në thelb filozofia e matjes e bazuar në parimet empirike apo eksperimentale. Shkenca, ashtu si e njohim ne sot, u themelua me krijimin e elitës së Shoqërisë Mbretërore në vitin 1640 në Londër. Që ta popullarizojë këtë njohuri të re për qëllimet e veta “më të larta”, ELITA punoi në dy drejtime. Së pari, domethënia e njohurive misterioze u zhduk nga qarkullimi dhe si pasojë, me kalimin e kohës, nuk u mor në konsideratë nga masat e gjera.
Së dyti, të gjitha forcat e botës materiale u vunë tërësisht nën kontroll nga ELITA. derisa njerëzimi gjithnjë e më tepër zhytej nën sundimin e shkencës,=AELITA ruante diçka për vete. Atë çka këta e dinin mirë, ndërsa shkencëtarët prakikë jo, ishte se procesi i formulimit të ligjeve shkencore bazuara mbi eksperimentet praktike, nuk do të zbulonte në thelb brendinë e vërtetë mbi natyrën e ekzistencës sonë. Këtë të vërtetë e dinte ELITA dhe rreptësisht e ruante si fshehtësi dhe privilegj të rrethit të ngushtë të tyre. Me kalimin e kohës dhe me veprimin gradual altruist të hulumtuesve të mirëfilltë të njerëzimit, shumë shpejt do të vërehet se shkenca, në asnjë mënyrë nuk është një mjet i kërkimit të së vërtetës, por vetëm një njohuri e kufizuar e krijimit të mjeteve për të interpretuar botën tonë përmes një perspektive të caktuar. Këtë gjë, me kohë, e kanë dëshmuar edhe shumë shkencëtarë, e ndër ta edhe Ajnshtajni, i cil i kishte konstatuar se, parimet mbi të cilat është ndërtuar shkenca e sotme empirike, ishin aktualisht të pavlefshme.
KUSH JANË ELITA BOTËRORE E RE?
Në një analizë të publicistit të mirënjohur amerikan Adam Philips, të publikuar më 15.02.1999, me rastin e festës së “Ditës së kryetarit” në “Zëri i Amerikës”, në mes tjerash konstatohet se, që nga viti 1789 dhe presidentit i parë i SHBA-ve, George Washington e deri më sot, nga numri i gjithmbarshëm i kryearëve që kanë qenë në krye të timonit të këtij shteti të fuqishëm botëror, janë edhe 14 kryetarë tjerë, që pa dyshim ishin MASONË. Që nga koha e Washingtonit e deri më sot, masonët kanë arritur të futen në të gjitha nivelet më të larta të strukturave politike dhe ekonomike të rëndësishme vendimmarëse, si ato amerikan e, ashtu edhe botërore. Sipas të njëjtit autor, vlerësohet se masonët e organizuar mirë dhe tejet konspirativë, përmes degëve dhe nëndegëve të tyre hierarkike, janë të shpërndarë në të gjitha shtetet e botës dhe numërojnë 4,5 milionë anëtarë.
Hulumtuesi i pavarur britanik, David Icke, në librin e vet “Dhe e vërteta do të na lirojë”, paraqet tabelën e hierarkisë sunduese të fuqisë ELITE dominuese të botës. Sipas këtij autori, hierarkia e ELITËS botërore duket kështu:
– Në vendin e fundit, ose të parë nga fundi, është i gjithë njerëzimi;
– Në vendin e dytë nga fundi, rangohen MEDIAT të shkruara dhe elektronike;
– Më pas Organizata e Kombeve të Bashkuara;
– Unioni Evropian dhe blloqet e tregtisë globale (NAFTA etj.);
– Grupi i Bilderbergut (përbërë nga personalit etet më të shquara të elitës, politike botërore. Ndryshe në opinionin quhet si “Qeveria botërore në hije”);
– Instituti Mbretëror Anglez për Punë të Jashtme;
– Këshilli Amerikan për Punë të Jashtme;
– Komisioni Trelateral (SHBA-të, Shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore dhe Japonia nga Lindja);
– Tryeza e Rrumbullakët;
– (në vazhdim autori lë disa nivele të zbrazëta…)
– Më pas renditet organizata e fshehtë, “Masonët e përndritur”);
– Kalorësit e MALTËS (në dukje shoqatë humanitare bamirëse që kultivon traditën mijëvjeçare të ndikimit politik dhe ushtarak në botë. Si anëtarë në radhët e saj kurorëzohen vetëm pjesëtarët e familjeve tradicionale aristokrate evropiane);
– SKULL & BONES (Vëllazëri okultiste e më të përzgjedhurve);
– ILUMINATËT, ose “Të përndriturit” (po ashtu shoqëri, vëllazëri e një rrethi më të ngushtë e më të përzgjedhurve);
– Komiteti 300 (Asociacion i ndërtuar nga pjesëtarët e 13 familjeve më të pasura të botës).
Të gjitha këto institucione, vazhdon më tutje autori, “de jure” duken se janë publike dhe veprimtaria e tyre nuk është jashtë vëmendjes së opinionit të gjerë, por “de facto”, JO EDHE AQ!??
Në prapavijën e transparencës së tyre, fshihet veprimtaria konspirative e tyre e orientuar kah interesat e grupeve të ngushta ELITE.
Sa më shumë që të shkohet kah “maja e piramidës”, numri i rrethit të ndikimit ngushtohet vetëm në disa individë. Thuhet në dy apo tri prej tyre (David Rockefeller, dinastia Rotschild, Henry Kissinger??). Por, kjo e dhënë përherë do të mbetet në suazat e supozimev e të të mundshmes…
Për fund, sa për kureshtjen tonë, të përmendim se në opinionin e gjërë kosovar, qarkullojnë “thashetheme” të ndryshme mbi mundësinë e përkatësisë së disa emrave të elitës politike kosovare në rendin MASONERIK. Edhe pse, ndoshta, për një apo dy emra, mund të ketë ndonjë dyshim të bazuar, këtë temë “të nxehtë” do ta kishim lënë për ndonjë herë tjetër.
Prof. Eroll Velija (shkeputur nga libri:”Rendi i ri boteror”)