Trilogjia ku luan Rita Ora grumbullonë mbi 1.25 miliardë dollarë

Filmi “Fifty Shades Freed” ka kaluar shifrën prej 300 milionë dollarësh përfitime. Vazhdimi i tretë i filmit erotik të E.L. James deri më tani ka përfituar 306.7 milionë dollarë.

Përfitimet më të mëdha kanë qenë jashtë Amerikës, saktësisht 217.4 milionë dollarë.

Trilogjia me Dakota Johnson dhe Jamie Dornan në rolet kryesore në total deri më tani ka grumbulluar 1.25 miliard dollarë.

Për realizimin e vazhdimit të tretë të këtij filmi është shpenzuar buxhet prej 55 milionë dollarësh. Ndërsa totali i shpenzimeve për trilogjinë është 150 milionë dollarë.

Pjesë e filmit është edhe Rita Ora, e cila përveç rolit të motrës së Christian Grey, e ka interpretuar edhe këngën kryesore të filmit, “For You”, në bashkëpunim me Liam Payne.

Kujtojmë se edhe kinemaja e parë multiplex në Kosovë, Cineplexx, theu rekord jo vetëm lokal, por edhe rajonal për premierën “Fifty Shades Freed”.

Vazhdimi i tretë i “Fifty Shades” ka qenë një film, i cili është pritur me padurim nga filmdashësit dhe për këtë arsye edhe ka shënuar rekord të rëndësishëm.

Në faqen zyrtare, Cineplexx Kosova ka konfirmuar se valët e mëdha të interesimit për premierën kanë kulmuar me një rekord prej 2.519 biletash të shitura, vetëm për mbrëmjen premierë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu