Triumfi kundër Arsenal, Guardiola: Luajtëm perfekt, ju tregoj sekretin e fitoreve

Manchester City vijoi serinë e fitoreve radhazi edhe ditën e sotme, pasi triumfuan edhe në transfertën e Arsenalit. Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, u shpreh shumë i lumtur pas ndeshjes dhe tregoi edhe sekretin e fitores së 18-të radhazi.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Mikel është shumë i zgjuar dhe ne nuk kishim në dispozicion lojtarët që kemi luajtur në ndeshjet e fundit, por ia dolëm. E filluam shumë mirë ndeshjen, sidomos në 15-20 minutat e para. Bëmë një pjesë të dytë perfekte dhe jam i kënaqur me tre pikët sepse i morëm në “Emirates” dhe e di se sa mirë luan skuadra e Mikel”, deklaron spanjolli.

Sekreti i fitoreve radhazi? Ky rekord do të thyhet një ditë, por sekreti i vetëm është të mendosh për ndeshjen tjetër. Nuk e kam pritur këtë ecuri në dy muajt e fundit, duhet t’i kujtojmë gjithmonë triumfet që kemi arritur në Anfield, kundër Tottenham e Everton”, përfundon Guardiola.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu