Trondit princi saudit: Vehabizmi u shpërnda me kërkesë nga Perëndimi

Princi i Kurorës Sauddite Mohammed bin Salman ka dhënë për herë të parë detaje në lidhje me mbështetjen e mëparshme që Arabia Sauddite i ka dhënë përhapjes së Vehabizmit, transmeton albeu.com.

Në një intervistë për Uashington Post ai ka thënë se gjatë luftës së ftohtë Perëndimi i ka kërkuar Arabisë të investojë në përhapjen e kësaj rryme si një përpjekje për t’i parandaluar vendet muslimane që të ndikoheshin nga Bashkimi Sovjetik.

E megjithatë sipas Princit Liberal tashmë kjo rrymë ideologjike nuk mbështetet nga qeveria por ka pranuar se shumë nga fondacionet e tyre kanë bazë Sauddite,transmeton albeu.com.

Ndërkaq ai ka mohur pretendimet se ka zhvilluar një takim të fshehtë me Këshilltarin e Donald Trump, Kushner, nga i cili ka marrë mbështetje për reformat dhe luftimin e korrupsionit që po ndodhin në Arabinë Sauddite./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu