Një burrë i moshuar, i cili thotë se ka qenë pjesë e Iluminatit për 5 dekada me rradhë, ka vendosur të rrëfejë disa sekrete që bota duhet t’i dijë.
Sipas tij, ekziston një grup që kontrollon motin dhe se Rusia e ka fituar garën hapësinore në Hënë.
Vladimir Putin është anëtar i një shoqërie, e cila në mënyrë të fshehtë ka kontrollin mbi Azinë.
“The Sun” shkruan se këto kanë qenë disa nga deklaratat e forta të personit, i cili shton se një “rend i ri” po vendoset në botë dhe se ka njerëz që krijojnë e shpërndajnë sëmundjet në tokë e se ekzistojnë robotët shërbëtorë.
Kjo shoqëri sekrete ka një rrjet të gjerë bunkerësh për anëtaret e saj dhe ky rrjet është i mbushur me robotë.
Po ashtu edhe liderët e trafikut të drogës në botë janë dhe kanë qenë Leon Trotsky, Abraham Lincoln (i cili nuk u vra, por e kaloi pjesën tjetër të jetës në një bunkier në Meksikë) dhe Saddam Hussein, i cili është ende gjallë.
I moshuari tregon se u ë pjesë e këtij grupi sekret në moshën 19-vjeçare, pasi u bë i pasur në një kohë shumë të shkurtër, por që tashmë, gjatë këtyre pesë dekadave është zhgënjyer nga ato që ka parë dhe ka vendosur të shkëpusë kontaktet e tij të shenjta.
“Po ju them të vërtetën. Asnjë gjë nga këto që unë kam shkruar nuk është ekzagjerim i rremë apo fiksion shkencor.
Ky informacion është i vërtetë, është realiteti dhe ka ardhur koha që të thuhen”, shkruan “Thë Sun”.