Tronditet Italia, një futbollist i infektuar me koronavirus. E gjithë skuadra në karantinë

Italia është tronditur së fundmi, teksa një mori personash kanë rezultuar me koronavirus. Mediat vendase raportojnë se mes të prekurve nga virusi i tmerrshëm është edhe një futbollist me iniciale M.M. Ai është 38-vjeç dhe është identifikuar si një nga personat që ka shpërndarë virusin që po tmerron botën dhe krahinën e Lombardisë.

Bëhet fjalë për mesfushorin e skuadrës amatore, Pikio di Somalja dhe të shtunën kishte luajtur rregullisht në kampionat në barazimin 0-0 ndaj Amatori Sabioni. Të gjithë shokët e tij të skuadrës, rreth 20, janë kontaktuar dhe janë futur në karantinë, teksa kontrollohen vazhdimisht nga mjekët. Ndeshja e nesërme mes skuadrës Pikio Di Somalja dhe Kremashës është anuluar për shkak të këtij faktit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu