Tronditet Tirana: Një deputet arrestohet këtë javë

Ndërkohë që janë shtuar zërat për domosdoshmërinë e arrestimit të atyre që quhen si “peshq të mëdhenj”, në media po përflitet sëfundmi për një mandat arresti që është lëshuar nga gjykata ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.

“Koha Jonë” shkruan se vendimi është dhënë dhe pritet të ekzekutohet gjate fundjavës.

“Burime shumë konfidenciale nga organet e hetimit thonë nën zë se një deputet i Kuvendit të Shqipërisë do të arrestohet këtë fundjavë. Deputeti është nën hetim prej muajsh për lidhjet e tij me krimin, korrupsionin dhe pasurinë e pajustifikuar. Prokuroria e ka dërguar dosjen në gjykatë dhe pritet vendimi i kësaj gjykate e cila siç tregojnë burimet, kjo gjykatëse e ka marrë vendimin për arrestim ndaj deputetit.

Mësohet se këtë informacion e ka marrë vesh kryeministri Rama, dhe po bën namin ndaj prokurorit që ka firmosur kërkesën drejtuar gjykatës për arrestimin e deputetit të PS”., shkruan gazeta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu