Trump akuza të rënda drejtuar BE-së: Armik i SHBA-ve!

Presidenti amerikan Donald Trump në prag të takimit me homologun e tij rus Vladimir Putin e quajti Bashkimin Evropian “armikun” e SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump para vizitës së tij në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, ku do të takohet me Putinin dha deklarata për televizionin CBS.

“Ne kemi shumë armiq. Mendoj se BE është armik, për atë çfarë na kanë bërë në tregti. Tani nuk e pritni nga BE-ja por janë armiq”, tha Trump.

Ai e ka quajtur Kinën si “armik” ekonomik ndërsa Rusinë “armik” në disa aspekte.

“Por kjo nuk nënkupton se ata janë të këqinj. Nuk nënkupton asgjë. Nënkupton se ata janë konkurrues”, shtoi ai.

Në lidhje me pyetjen se përse e ka vendosur Evropën në krye të listës së armiqve, Trump tha se edhe Evropën e ka përmendur së bashku me të tjerët. Sipas tij, shtetet e Evropës po përfitojnë nga SHBA-të por shumica e këtyre shteteve nuk janë duke i përmbushur zotimet në kuadër të NATO-s.

Trump javën e kaluar qëndroi në Bruksel, ku mori pjesë në samitin e NATO-s. Më pas vizitoi Londrën, ndërsa sot në Helsinki do të takohet me presidentin rus, Putin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu