Presidenti amerikan, Donald Trump, shpreson se pas vdekjes do të shkojë në parajsë, por thotë se nuk dëshiron të përfundojë në ferr.
Gjatë një interviste për emisionin “60 Minutes” të CBS-së, Trump u pyet nëse beson se do të shkojë në parajsë.
“Do të thuash ku do të shkojë? Unë jam person religjioz, në teori do të shkojë në parajsë. Gazetari: A mendoni se do të shkoni në parajsë? Shpresoj, nuk dua të shkoj në ferr”, tha Trump.










