Trump: Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit! Nuk do të përdoret më si armë kundër botës

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish përmes një postimi në Truth Social teksa thekson se Irani do ta mbajë Ngushticën e Hormuzit të hapur përgjithmonë.

“Irani ka rënë dakord të mos e mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit”, shkroi presidenti amerikan, një postim që erdhi pas një sërë postimesh në platformën e tij të mediave sociale.

“Nuk do të përdoret më si armë kundër botës!”, shtoi ai.

Trump në një reagim më para njoftoi se kishte marrë një telefonatë nga NATO teska shtoi se kur SHBA kishte nevojë për ta u treguan të padobishëm.

Ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi njoftoi këtë të premte se Ngushtica e Hormuzit ëahtë hapurt plotësisht për periudhën e mbetur të armëpushimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu