SHBA’të do rrisin tarifat për importet kineze nëse nuk arrihet marrëveshja me Pekinin, për ti dhënë fund një lufte tregtare, transmeton Gazeta Metro.
Presidenti Trump deklaroi se këto tarifa do rriten, duke kërcënuar me një përshkallëzim të situatës e cila ka dëmtuar rritjen ekonomike në të gjithë botën.
Duke folur në një takim të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ai kishte një marrëdhënie të mirë me Kinën, duke theksuar se Kina po përparon. Sidoqoftë, ai tha se Kina do të duhet të bëjë një marrëveshje që atij I pëelqen.
‘’Nëse nuk bëjmë një marrëveshje me Kinën, unë thjesht do rris tarifat edhe më lart’’, tha ai në një dhomë të mbushur me zyrtarë të lartë amerikanë.
SHBA dhe Kina kanë kërcënuar se do tërheqin rritjen e eknomisë globale në nivelin e saj më të ulët, që nga kriza financiare 2007-2008.
Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow tha javën e kaluar se të dy vendet ishin afër të bënin një marrëveshje për ti dhënë fund luftës tregtare 16 mujore, por ai nuk dha dëetaje të tjera për kohën e kësaj marrëveshje.










