Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë shumë shpejt

Donald Trump deklaroi se konflikti me Iran mund të marrë fund “shumë shpejt”, duke theksuar se Teherani po kërkon arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-në.

Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump u shpreh optimist për zgjidhjen e krizës dhe nënvizoi se SHBA nuk do të lejojë Iranin të pajiset me armë bërthamore.

“Ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje. Janë lodhur nga kjo situatë”, deklaroi ai para ligjvënësve amerikanë.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se administrata e tij ka menaxhuar me sukses situatën deri tani dhe shprehu besimin se konflikti mund të mbyllet pa përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak.

Ndërkohë, në Senatin e SHBA-së po diskutohet një rezolutë që synon kufizimin e përfshirjes ushtarake amerikane kundër Iranit pa miratimin e Kongresit, duke reflektuar shqetësimet në rritje për shmangien e një lufte të gjatë në Lindjen e Mesme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu