Trump: Misioni u realizua! Faleminderit Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se sulmet ajrore në Siri u ekzekutuan në mënyrë të përsosur.

Ai përmes një postimi në Twitter, nuk ka harruar t’i falënderojë edhe dy aleatët e Amerikës, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, njofton Klan Kosova.

“Faleminderit për Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar për urtësinë e tyre dhe fuqinë e ushtrisë së tyre të shkëlqyer. Nuk mund të kishte pasur një rezultat më të mirë. Misioni u realizua”.

Në një cicërim tjetër menjëherë pasi ka falënderuar dy shtet aleate, ai ka thënë se është krenar edhe me “Ushtrinë tonë të madhe”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu