Trump në mënyrë të drejtpërdrejtë i kërkon Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës

Duket se presidenti Amerikan Donald Trump e ka shfrytëzuar mënyrën më të mirë për t’ia kërkuar Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton Zeri.info.

Në të vërtetë, në letrën e presidentit Trump dërguar presidentit serb Aleksander Vuçiç me rastin e pavarësisë së Serbisë, ai përveç urimit për këtë ditë dhe potencimit të rëndësisë në marrëdhëniet SHBA-s Serbi, e ka potencuar edhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell zeri.info.

“Derisa varet nga palët që të arrijnë marrëveshje të cilën do ta mbështesin të dyja palët, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë historike, me njohjen e ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën e integrimit evropian të Serbisë dhe rritjen ekonomike”, thuhet në telegramin e urimit të presidentit Trump./ZERI


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu