Trump: Nuk duam të bëjmë më asnjë lloj tregtie me Spanjën

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se nuk dëshiron të bëjë më tregti me Spanjën, duke e quajtur atë një “partner të tmerrshëm” në NATO.

“Ne nuk duam të bëjmë më asnjë lloj tregtie me Spanjën. Meqë ra fjala, do të doja që ta ndërprisnit atë. Spanja është një partner i tmerrshëm në NATO. Ata nuk kontribuojnë, nuk paguajnë. Nuk dua të kem më asgjë me Spanjën”, tha Trump në margjinat e samitit të NATO-s në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Trump gjithashtu urdhëroi sekretarin amerikan të Thesarit, Scott Bessent, që menjëherë të ndërpresë tregtinë me Spanjën.

“Ndërprisni të gjithë tregtinë me Spanjën, ju lutem, përfshirë edhe vizitat… Nuk dua të bëj më asnjë tregti me ta. Në rregull, zbatojeni menjëherë”, tha ai.

Trump përsëriti se “nuk është i kënaqur” me NATO-n për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme gjatë luftës me Iranin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu