Trump paralajmëron se ”ora po ecën me hapa të shpejtë” për Iranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin se “ora po ecën”, ndërsa bisedimet për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur.

“Më mirë të lëvizin, SHPEJT, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social. “KOHA ËSHTË ESENCIAL!”

Mesazhi erdhi ndërsa presidenti pritej të fliste me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të dielën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, mediat iraniane raportuan se SHBA-ja nuk kishin arritur të bënin ndonjë lëshim konkret në përgjigjen e tyre ndaj propozimeve të fundit të Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit.

Mungesa e një kompromisi nga Uashingtoni do të çonte në një “bllokim në negociata”, raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu