Presidenti Donald Trump, i irrituar nga përgjegjësia e vazhdueshme e Amerikës për emigrantët që ikin nga fatkeqësitë natyrore të Botës së Tretë, u kërkoi anëtarëve të Kongresit të enjten, në mënyrë vulgare, se pse Shtetet e Bashkuara duhej të mbanin një barrë të tillë, përcjell albeu.com
“Përse i kemi të gjitha këta njerëz që vijnë nga shtetet e m****?” tha Trump, sipas dy personave të cilët ishin në takim në takim dhe më pas kanë zbuluar komentin tek The Washington Post.
Trump thuhet se fliste për haitianët dhe qytetarët e kombeve të ndryshme afrikane.
“Pse kemi nevojë për më shumë haitianë? largojini ato”, u tha ai njerëzve në takim, sipas CNN.
Në vend të kësaj, tha ai, SHBA duhet të kërkojë të asimilojë njerëzit nga vende si Norvegjia. /albeu.com/










