Trump rreth kandidimit të Harrisit: Jam i befasuar, ajo ishte shumë e pakëndshme me Bidenin

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se ishte i befasuar me përzgjedhjen që e bëri kundër kandidati për president të SHBA-ve, Joe Biden.

Ky i fundit ka zgjedhur të kandidojë për nënpresidente të Shteteve të Bashkuara senatoren, Kamala Harris, e cila bëhet gruaja e parë me ngjyrë dhe me prejardhje indiane, raporton CNN.

Trump tha se nuk e di pse Biden e zgjodhi 55-vjeçaren pasi që, siç thotë ai, ajo ishte shumë e keqe ndaj kandidatit demokrat gjatë debateve,.

Gjithashtu presidenti aktual tha se senatorja e Californisë dëshiron të rrit taksat dhe të zvogëlojë taksën për ushtrinë.

“Ajo kërkon të rrit taksat, ajo dëshiron të zvogëlojë fondet për ushtrinë tonë në një nivel që askush nuk do ta besonte kurrë, ajo është kundër fabrikave”, tha ndër tjerash presidenti.

Theksojmë se kundërshtar të Bidenit dhe Harrisit janë kandidatët republikanë, gjegjësisht presidenti aktual, Donald Trump si nënpresidenti, Mike Pence.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu