Trump: shpenzuam 7 trilionë dollarë në Lindjen e Mesme pa fituar asgjë

Presidenti Trump ka deklaruar se trupat amerikane shumë shpejt do ta lënë Sirinë.

Duke folur në aktivitet në Ohajo, Trump tha: “Ne do të ikim nga Siria shumë shpejt. Le të kujdesen për të tani njerëzit e tjerë”.

Por më shumë se kaq, Trump shfaqi kritikat e tij mbi politikat e deritanishme të SHBA në Lindjen e Mesme, parë në këndvështrimin ushtarak.

“Kemi shpenzuar 7 trilionë dollarë në Lindjen e Mesm. Dhe çfarë kemi përfituar? Asgjë!”, tha Trump. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu