Trump do të nervozohet: Obama merr një vendim që pasardhësi i tij nuk do të mund ta prishë (FOTO)

Presidenti në largim Barack Obama në mënyrë të për përhershme ka ndaluar shpimin e naftës dhe gazit në zona të mëdha të Arktikut dhe Oqeanit Atlantik, raporton BBC.

Ky vendim, siç është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë, është bërë për hir të një ekonomie të fortë dhe të qëndrueshme të Arktikut dhe ekosistemit, dhe për shkak të ndalimit të derdhjes së naftës nëpër atë rajon, transmeton Telegrafi.

Ky veprim është një fitore e rëndësishme për ata që luftojnë për ruajtjen e mjedisit, por që gjithashtu kanë luftuar për vite kundër shpimit në rajonin ekologjikisht të brishtë.

Vendimi i Obamës është i bazuar në një ligj të vitit 1953, që i lejon Presidentit të ndalojë shfrytëzimin e burimeve nënujore për një afat të pakufizuar. Me këtë ia ka vështirësuar punët Donald Trumpit që të tentojë ta prish këtë vendim, sepse për këtë do të nevojitej t’i drejtohet Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.

Kujtojmë se Trump kishte paralajmëruar se do të rrisë shfrytëzimin e burimeve të naftës dhe gazit në det. Kjo ndalesë vlen për 46.5 hektarë në ujërat federale përgjatë bregdetit të Alaskës dhe Beaufortit.

Kjo ndalesë përfshin Alaskën dhe disa pjesë të gjirit të Meksikës, kurse në fuqi do të hyjë nga viti i ardhshëm, transmeton Telegrafi.

“Plani është i fokusuar në vendet më të mira, apo tek ato që kanë burime më të mëdha, konfliktin minimal dhe infrastrukturën e ngritur”, ka deklaruar Sekretarja e Punëve të Brendshme

Përfaqësuesit e kësaj industrie kanë dënuar këtë ndalesë, duke thënë se është një vendim arrogant. Por janë hutuar edhe disa senatorë të cilët thanë se Obama nuk ka dëgjuar zërat nga të gjitha anët, derisa grupet për mbrojtjen e mjedisit kanë vlerësuar vendimin e presidentit. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu