Çmimet e naftës janë rritur sot me më shumë se 1 për qind, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Kina planifikon të blejë naftë bruto nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell TV21.
Çmimi i naftës së tipit “Brent” u rrit me 1,17 dollarë, ose 1,11 për qind, duke arritur në 106,89 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta e lehtë amerikane u shtrenjtua me 1,10 dollarë, respektivisht 1,09 për qind, në 102,27 dollarë për fuçi.
Rritja e çmimeve është nxitur gjithashtu nga shqetësimet për sulme të mundshme ndaj anijeve dhe konfiskime në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.
Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten pavarësisht informacioneve nga Irani se rreth 30 anije kanë kaluar dje përmes Ngushticës së Hormuzit.










