Trump thyen ëndrrën amerikane: Nuk dua më që në këtë vend të vijnë njerëz me lotari

Presidenti amerikan Donald Trump iu rikthye çështjes së lotarisë amerikane, gjatë një fjalimi të mbajtur këtë të premte, duke përsëritur qëndrimin e tij për anulimin e programit.

“Nuk dua më që në këtë vend të vijnë njerëz me lotari. Dua që të vijnë mbi bazë të meritave, njerëz me aftësi dhe që mund ta mbështesin veten financiarisht. Njerëz që mund të kontribuojnë për ekonominë tonë, që e duan Amerikën dhe ndajnë të njëjtat vlera me ne”, tha presidenti amerikan.

Edhe pse fjalimi ishte lajmëruar për njoftimin e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut, kreu i Shtëpisë së Bardhë priti 80 minuta para se t’i përmendte ato.

Sipas Trumpit, bëhet fjalë për sanksionet më të rënda të vendosura ndonjëherë kundër një vendi.

Presidenti amerikan mbrojti planin e tij për të armatosur zyrtarët, mësuesit, administratorët dhe trajnerët, si kundërpërgjigje të sulmit në shkollën e Floridës. /bw/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu