Trump: Unë, personi i fundit që Rusia dëshiron ta shohë në Zyrën Ovale

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai ishte personi i fundit që Rusia dëshironte ta shihte në Zyrën Ovale, duke përmendur se nuk kishte asnjë president të SHBA. i cili do të ishte aq i ashpër për Rusinë sa ai.

Trump mbajti një konferencë shtypi gjatë një vizite në New Jersey, duke prekur pretendimet se Rusia, Irani dhe Kina kishin provuar të ndërhyjnë në zgjedhjet e SHBA.

“Unë jam personi i fundit që Rusia dëshiron ta shohë në Zyrën Ovale, sepse nuk ka asnjë president amerikan që do të ishte aq i ashpër ndaj Rusisë sa unë,” tha Trump.

Hapat e ndërmarrë kundër Rusisë dhe Kinës

Trump tha se janë ndërmarrë shumë hapa kundër Kinës dhe Rusisë që nga dita kur ai mori detyrën.

Dhe Kina do të ishte e lumtur të shihte që Trump humbi zgjedhjet kundër ‘Joe Bidenit të përgjumur.” Nëse Biden do të ishte zgjedhur president, vendi ynë do t’i përkiste Kinës,” tha Trump.

Duke theksuar se Irani nuk dëshiron ta shohë atë si president, Trump tha:

“Nëse do rizgjidhem president, unë shpejt do të bëj marrëveshje me Iranin dhe Korenë e Veriut.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu