Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani është pajtuar të mos ketë armë bërthamore dhe se Udhëheqësi Suprem i Republikës Islamike po merr pjesë në negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit, ka raportuar Reuters.
Trump tha se pala iraniane tashmë është zotuar për këtë çështje, raporton Sky News.
“Ata tashmë janë pajtuar që nuk do të kenë armë bërthamore”, tha presidenti amerikan, duke komentuar negociatat me Teheranin.
Deklarata vjen në kuadër të kontakteve diplomatike të vazhdueshme mes SHBA-së dhe Iranit, të cilat synojnë kufizimin e programit bërthamor të Iranit dhe përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme.
Deri tani nuk ka pasur koment zyrtar nga pala iraniane për deklaratat e Trump-it, as konfirmim për ndonjë marrëveshje të arritur lidhur me çështjen e armëve bërthamore./INA/










