Trupëroja e ish-kryeministrit ka harxhuar mbi 7 mijë euro për dreka e darka (FOTO)

Trupëroja e ish-kryeministrit Emil Dimitriev nga marsi deri në muaj maj ka harxhuar mbi 7.200 euro vetëm për ushqime, dreka e darka.

Bëhet fjalë për Marjan Milloshevski, që është evidentuar si trupëroje e kryeministrit në ditë ka harxhuar qindra mijëra denarë nëpër restorante, transmeton Plusinfo.

Milloshevski siç mësohet ka qenë shofer i Dimitrievit, ndërsa është i njohur si njeri shumë i afërt i Gruevskit.

Ai çdo ditë ka përpiluar fatura, dhe i ka dërguar në Qeveri. Sipas dokumentacionit të zbardhur, 28 mijë denarë apo 460 euro për çdo ditë është përgatitur nga një faturë. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu