Trupi ad – hok për ndjekjen e medieve në periudhën parazgjedhore, e solli vendimin e saj të parë, gjegjësisht ka dorëzuar propozim për shqiptimin e dënimit për shkelje, për programin e parë të shërbimit programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM1), për shkak të emetimit të reklamave pro-qeveritare.
“Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, pas propozimit të dorëzuar nga Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e medieve, ka dorëzuar kërkesë për sjelljen e procedurës për shkelje, në të cilën Gjykata do të shqiptojë sanksion – paralajmërim kundër RTVM1. Shkelja është bërë në periudhën prej 2 deri më 5 shtator të vitit 2016, kundër nenit 75 paragrafi 4 nga Kodi Zgjedhor janë emetuar reklama të financuara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë”, qëndron në kumtesën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele