Tsipras: Me marrëveshjen e Prespës kemi shpëtuar Maqedoninë greke

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras mbrëmë nga Selaniku, gjatë organizimit të një ngjarjeje nga SYRIZA, tha se me marrëveshjen e Prespës, e majta nuk e ka dorëzuar, por e ka shpëtuar trashëgiminë kulturore dhe historike të Maqedonisë greke.

Tsipras shtoi se pas 25 vjetëve nacionalizëm nga të dyja vendet kanë penguar çdo përpjekje për zgjidhje, ndërsa ata arritën zgjidhje “në përfitim të Greqisë, të Maqedonisë greke, të Ballkanit dhe për përfitim të paqes, bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët të rajonit”.

“Qytetarët të Selanikut, maqedonas dhe maqedonase, tani është koha për nacionalizëm të logjikshëm, por jo edhe për nacionalizëm të ndjeshëm. Sepse marrëveshja e Prespës i jep fund provokimeve për Maqedoninë antike greke. E mbyll përfundimisht paradoksin dhe irredentizmin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, në mënyrë të qartë, me çka nga këtu edhe më tej do të vendosen edhe në Kushtetutën e vendit fqinjë”, tha Tsipras.

Ai shtoi se kur vendi fqinjë t’i përmbush të gjitha obligimet nga marrëveshja, atëherë ajo të integrohet në organizatat ndërkombëtare dhe në nivel global do të njihet me emrin e ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu