Turistit gjerman i humb kuleta me 850 euro në Prizren, çuditet çka i ndodhë më pas

Pronari i një hoteli në Prizren, Nue Spaqi, përmes një postimi në Facebook, ka rrëfyer një ndodhi që i ngjau me disa mysafirë të tij gjermanë.

Njërit prej tyre i kishte humbur kuleta dhe s’kishte besim se do të mund ta gjente. Spaqi tha se u shkaktua panik mes tyre, por se ai u nxitua që ta shuajë atë, duke u zotuar se në Kosovë nuk humb asgjë.

Dhe kështu i doli.

Ai ka telefonuar kompaninë e autobusëve përmes së cilës turistët gjermanë shkuan në Prizren për t’i pyetur nëse e kanë gjetur një kuletë të humbur.

“Me një search në internet, gjeta kontaktin e kompanisë, e kontaktova. U lajmëru një person më shumë mirësjellje, ja paraqita problemin. Po më tha, e kemi gjetur një portofol në ulësen e dytë djathtas, në emër të ****** , i ka 850 Euro, një ID edhe disa kartela bankare”, tregon Spaqi.

Ai tha se vetë kompania e kishte kontaktuar turistin në fjalë në Facebook për t’i treguar se kuletën e kanë në zyrën e tyre.

Spaqi tregon se kjo korrektësi e shqiptarëve i la të habitur gjermanët, të cilët ishin shprehur se në Gjermani s’do të gjendej kaq shpejt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu