Turizmi rekord në Shqipëri: Vetëm 20 ditët e para të gushtit, hynë 1 milion turistë

Shqipëria mbetet një nga destinacionet kryesorë në Europë, kur turistë të huaj vijnë për pushime në bregdetin shqiptar, shkruan Gazeta Metro.

Shifrat e dala për turizmin këtë vit, e tejkalojnë parashikimin deri tani.

Vetëm në muajin gusht, në Shqipëri kanë hyrë 1 milion turistë të huaj, duke shënuar kështu një shifër rekord.

Dje në Shqipëri është regjistruar turisti numër 1 milion, e cila ishte një vajzë nga Austria që kishte ardhur së bashku me familjen e saj për të kaluar pushimet në Sarandë.

Me këtë rast asaj iu përgatit një surprizë e këndshme, duke u pajisur me një bluzë në të cilën shkruhej shifra e 1 milion.

Turizmi në Shqipëri gjithmonë është në rritje dhe sipas statistikave të Qeverisë së Shqipërisë, në njëzetë ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në vend plot 1 milionë turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se sa i gjithë gushti i kaluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu