Türkiye: 7 anije të tjera me drithë largohen nga Ukraina sipas marrëveshjes së Istanbulit

Shtatë anije të tjera janë nisur nga portet ukrainase sipas marrëveshjes së Istanbulit për eksportin e drithit, bëri të ditur sot Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare.

Deklarata e Ministrisë nuk zbuloi pikat e nisjes apo destinacionet e anijeve.

Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina më 22 korrik nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për rifillimin e eksportit të drithit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt.

Po ashtu në Istanbul është hapur një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja për të mbikëqyrur dërgesat.

Që nga lundrimi i anijes së parë sipas marrëveshjes më 1 gusht, më shumë se 120 anije kanë transportuar mbi 2,5 milionë tonë produkte bujqësore përmes korridorit të drithit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu