Protesta e sotme e organizuar nga shoqëria civile për të kundërshtuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku kjo e fundit flitet se do të përfitojë 12 milje territor ujor nga vendi ynë ka sjellë reagime të shumta në radhët e politikanëve.
Ish kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshniku spahiu e ka konsideruar të turpshme faktin që në këtë protestë ishin mbledhur shumë pak qytetarë, ndryshe nga sa ndodh në protestat e organizuara nga partitë politike, të cilat shpesh herë nuk kanë një kauzë konkrete me të cilën i mbledhin qytetarët në shesh.
“PO NDODH O Zot sa turp: 200 veta protestojnë për Shqipërinë ndërsa 200.000 për partinë! Shqipëria që s’duam”, shkruan Spahiu.











