“Turp për një vend që deputetët adhurojnë Enver Hoxhën”

Rreth dy javë më parë, Kuvendi u përfshi në një debat në lidhje me historinë gjatë luftës së dytë botërore. Debatet për rolin e ballistëve dhe partizanëve ka shkuar deri në fyerje mes deputetëve socialistë dhe kryetarit të ballit kombëtar, tashmë deputet.

“Të biem kaq poshtë, në nivelin e këtij budallai këtu që nuk di asgjë për historinë… Kur ky zotëria thotë që Ballistët hanin pula, a e kuptoni çfarë thotë. Po ku keni ngrënë koka njerëzish”, u shpreh Adriatik Alimadhi, kryetari i Ballit Kombëtar.

Shkak u bë raportimi Agron Tufës drejtorit ekzekutiv i Institutit të studimeve të krimeve dhe pasojave të komunizmit. Deputeti Spartak Braho lëshoi goditjen finale nga foltorja e parlamentit ndaj

Agron Tufës pas akuzave të ndërsjella mediatike muajt e fundit.
“Zoti Tufa, po ju them përsëri, e keni kthyer Institutin në celulë të Ballit Kombëtar. Jo vetëm që jeni mbledhur aty, por po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe shpërdoruar Luftën Antifashite Nacional Çlirimtare”, tha Braho.

Por edhe këtë të martë në emisionin Opinion, me temë “Qëndrimi ndaj Enver Hoxhës dhe komunizmit!” të ftuarit në studio janë përplasur. Sociologu Ergys Mertiri tha se është turp për një vend që deputetët adhurojnë Enver Hoxhën.

“Një person që është kriminel i këtij populli, ka shumë njerëz që dhurojnë Hitlerin në Gjermani por nuk mbajnë foton e tij në zyrë”, theksoi Ergys Mertiri.

“Në një shoqëri të kulturuar ka disa vlera që janë themelore. Ne pranojmë që vlerat e demokracisë të mendojë të jap vlerësimin e vetë dhe ata që duan Enver Hoxhën fshihen pas demokracisë. Nuk mund të pranojë demokracia të promovojë vlera kriminale, siç është totalitarizmi. Enver Hoxha është një i tillë dhe Spartak Braho po e mbron. Nëse ti në Gjermani del në rrugë me foton e Hitlerit… Deputetë të parlamentit shqiptarë që pozojnë me foton e Enverit, nëse do ishin në Gjermani sot do ishin në burg. Kemi akoma në punë njerëz që kanë hetuar në atë kohë”, theksoi më tej ai.

Ndërkohë Marenglen Kasmi historian dhe anëtar i Autoritetit për Informim mbi dosjet e ish-Sigurimit thotë se nuk duhet ngatërruar koha e luftës me atë të pas luftës.

“Politizimi është bërë thjesht që me datën e çlirimit. Për mendimin tim, të lëmë mënjanë emocionet. Janë dy periudha të ndryshme, lufta dhe pas lufta. Periudhat historike kanë tipare të ndryshme”, theksoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu