“Turp turp”, çfarë ndodhi në bulevard teksa kalonte eskorta e Ramës (VIDEO)

Teksa Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Milo Gjukanoviç po i drejtoheshin sallës ku do të mbahej takimi i 3 në kuadër të mini Shengenit Ballkanit, eskorta e tyre është pritur me thirrje në Tiranë.

Aktivistë të shoqërisë civile bërtisnin “Turp turp” dhe “Rama ik”.

Prej ditës së djeshme aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, dega e Shqipërisë dhe anëtarë të shoqërisë civile kundërshtojnë vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas tyre Rama po anashkalon Kosovën duke sjellë në Tiranë ish- ministrin e Sllobodan Millosheviçit.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu