Ambasda amerikane në Tiranë këtë të hënë që lamë pas ka pritur në ambientet e saj një grup nxënësish. Të rinjtë shqiptarë vizituan Ambasadën nëpërmjet programit Njihu me Amerikën.
Ata u takuan me të Ngarkuarën me Punë, Leyla Moses-Ones dhe zyrtarë të tjerë të Ambasadës për të mësuar mbi jetën e një diplomati, punë e përditshme në Ambasadë si dhe programet e saj për të rinjtë shqiptarë.
Mirëpo, në përfundim të këtij takimi, Ambasada publikoi në Facebook, siç bën përherë, foto të këtij aktiviteti dhe një përshkrim të shkurtër.
Ajo që bie në sy është shqiponja dykrenare në flamurin kuq e zi që mbahet në zyrë.
Dukshëm flamuri nuk është ai origjinali shqiptar, por një prodhim kinez i cili hyri masivisht në Shqipëri gjatë 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit më 2012.
Dallimet mes origjinalit dhe kopjes së shëmtuar kineze që mban në zyrë edhe Ambasada amerikane në Shqipëri, i gjeni më poshtë.











