Turqi, 176.965 të shëruar nga COVID-19 deri më tani

Turqia konfirmoi 1.186 raste dhe 17 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 202.284 numrin e përgjithshëm të të infektuarve dhe në 5.167 atë të të vdekurve deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.543 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 176.965, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Deri më tani, Turqia ka kryer 3.483.677 teste, përfshirë 49.714 në 24 orët e fundit. Aktualisht, 1.067 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 372 asistohen me respiratorë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu