Turqi, gruaja panameze konvertohet në Islam dhe merr emrin Ajshe

Një grua panameze që u paraqit në zyrën e myftiut në Bursa u bë muslimane dhe e mori emrin Ajshe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga zyra e myftiut të Bursës, në myftini u mbajt një ceremoni e konvertimit në Islam për gruan panameze, Tatiana Mair Castillo.

Nën drejtimin e zv/myftiut provincial, Yavuz Yıldız, Castillo u bë muslimane.

Yıldız e njoftoi gruan panameze, e cila mori emrin Ajshe, për parimet themelore të Islamit, si dhe i prezantoi libra me informacione të përgjithshme për Kuranin dhe Islamin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu