Turqia apo Greqia, cili shtet është më i fuqishëm në fushën e betejës?

Turqia dhe Greqia janë në një rivalitet të gjatë që prej themelimit të shtetit grek në fillim të shekullit XIX. Mes tyre janë zhvilluar beteja që prej asaj kohe deri në shembjen e Perandorisë Osmane dhe më tej, atë të viteve 1919-1923, të cilën turqit e quajne “Lufta për Shpëtim”.

Në atë luftë, Greqia humbi përballë Turqisë, ndërsa vazhdimisht janë fërkuar në Egje duke shkuar në prag të luftës siç ishte pushtimi i Qipros nga Turqia, incidenti për ishujt në vitin 1996 dhe ajo që po ndodh gjatë muajve të fundit, ku rivaliteti është shtuar edhe për shkak të gjetjes së burimeve natyrore nën Egje.

Mjaft besojnë se në rast të një përballjeje ushtarake Greqia është një kafshatë e lehtë për Turqinë, por pozicionimi i forcave greke në ishujt përballë Turqisë dhe investimet e parashikuara sëfundmi nga grekët kanë qëllim pikërisht balancimin e fuqisë në këtë rajon.

Turqia ka investuar ndjeshëm në teknologjinë e dronëve duke u bërë lider në rajon në këtë drejtim. Dronët turq vendosën fatin e luftës në Nagorni Karabakh, ndërsa janë të angazhuar edhe në Siri dhe Libi në krah të forcave islamiste.

Po ashtu, Turqia ka investuar ndjeshëm edhe në marinën detare duke ndërtuar vetë disa fregata, të cilët e kanë vendosur Greqinë në pozicion të vështirë duke kërkuar me urgjencë blerjen e katër fregatave franceze.

Greqia kërkon të blejë edhe katër helikopterë anti-nëndetëse, silurë të rëndë për nëndetëset gjermane 214, si dhe përforcimin e këmbësorisë me armë të reja anti-tank. Neësbomb.gr ka publikuar një tabela për ku pasqyrohet fuqia ushtarake e të dy shteteve, ku radhiten numri i ushtarëve, ai i tankeve, avioneve dhe anijeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu