Pas zhvillimeve të bujshme në Siri mes Turqisë dhe regjimit të Asadit ku tensionet u përshkallëzuan në konflikt mes të dyja palëve e si pasojë pati jetë të humbura ushtarësh nga të dyja palët, presidenti turk Erdogan zhvilloi një vizitë në Rusi.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin sot në Moskë pas bisedimeve disaorëshe arritën marrëveshje për zgjidhjen e krizës në provincën siriane Idlib, bëri të ditur sonte gazeta turke “Sabah”.










