Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet në Bruksel më 23-24 mars.
Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Turqisë thuhet se gjatë takimeve, Çavuşoğlu dhe homologët e tij pritet të shkëmbejnë mendime mbi përgatitjet e Samitit të Liderëve 2021 si dhe procesin e reflektimit të NATO-s 2030, që synon forcimin e rolit politik të Aleancës.
“Ata po ashtu pritet të vlerësojnë zhvillimet në lidhje me sigurinë e rajonit Euro-Atlantik dhe çështje tjera në axhendën e NATO-s. Me rastin e takimit, ministri Çavuşoğlu do të zhvillojë takime bilaterale me homologët e tij“, thuhet në njoftim.









