Turqia do të testojë raketat S-400 pavarësisht presionit të SHBA

Aeroplanët ushtarakë F-16 të Turqisë do të fluturojnë mbi Ankara për të provuar sistemin e ri të raketave S-400, megjithëse Uashingtoni po bën presion që Turqia të heqë dorë nga sistemi rus, njoftojnë media turke.

Blerja e sistemit S-400 ishte një faktor kryesor në prishjen e marrëdhënieve të Turqisë me Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se sistemi raketor rus ishte i papajtueshëm me mbrojtjet e NATO-s dhe një kërcënim për avionët luftarakë Lockheed Martin F-35.

Të dielën, zyra e guvernatorit njoftoi se një F-16 turk do të fluturonte mbi Ankara të hënën dhe të martën për të provuar sistemin e ri të mbrojtjes ajrore.

CNN turk dhe media të tjera thonë se vetëm sistemi i radarit S-400 do të testohet.

Sistemi i raketave S-400 filloi mbërritjen në Ankara korrikun e kaluar, por nuk është akoma funksional. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu