Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan. Gjatë bisedës telefonike, presidentët dënuan deklaratën e Presidentit të SHBA Joe Biden mbi të ashtuquajturin “gjenocid armen”.
Duke vënë në dukje se ky vendim ishte i gabuar, Presidenti Ilham Aliyev e quajti atë një gabim historik. Kreu i shtetit theksoi se Azerbajxhani e konsideroi këtë deklaratë të papranueshme. Gjatë bisedës, Presidenti Ilham Aliyev tha se deklarata dëmtoi seriozisht tendencat e bashkëpunimit në rajon.
Kreu i shtetit vuri në dukje se Azerbajxhani ka qëndruar gjithmonë pranë Turqisë. Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan falenderoi Presidentin Ilham Aliyev për mbështetjen dhe pozicionin e tij. Ai gjithashtu nënvizoi se Turqia ka qenë gjithmonë pranë Azerbajxhanit.
Krerët e shteteve përshëndetën zhvillimin e marrëdhënieve vëllazërore dhe miqësore midis Azerbajxhanit dhe Turqisë në të gjitha fushat.









