Turqia krah Azerbajxhanit në konfliktin me Armeninë: Nuk i lëmë kurrë vetëm

Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Azerbajxhanit dhe nuk do ta lërë kurrë vetëm, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, pas përleshjeve që filluan midis trupave të Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Duke folur në një konferencë, Çavusoglu shtoi se marrëdhëniet e Ankarasë me Armeninë nuk janë të pavarura nga marrëdhëniet Jerevan-Baku.

Si Armenia ashtu edhe Azerbajxhani fajësojnë njëri-tjetrin për përleshjet gjatë natës përgjatë kufirit, në një përsëritje të dekadave të armiqësive të lidhura me territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu